Skip to content

13-vjeçari u gjend i pajetë nga familjarët në Tiranë, zbulohen detaje të reja

    Një i mitur 13-vjeçar është gjendur i pajetë nga familjarët e tij, në automjetin e garazhit të banesës.

    Sipas burimeve, fëmija ka shkuar në garazhin pas shtëpisë për të marrë benzinë.

    Në momentin, kur ka shkuar aty, kanë patur një makinë të cilën nuk e ndiznin dhe ka marrë një bateri makinë për të tentuar ta vinin në punë.

    Të njëjtat burimeve bëjnë me dije se 13-vjeçari, ka vënë fishat, por si duket nuk i ka lidhur siç duhet gjë që ka shkaktuar masë, ku më pas ka rënë në tokë.

    Kur kanë shkuar, familjarët e kanë gjetur me pulla të verdha oksidimi.

    Sakaq, sipas informacioneve, 13-vjeçari ka qenë obez dhe dyshohet se mund t’i ketë shkaktuar vdekjen diabeti, sepse në momentin kur ja kanë matur ka qenë mbi 700.