News, sport, spettacolo da tutto il mondo
News, sport, spettacolo da tutto il mondo
News, sport, spettacolo da tutto il mondo
News, sport, spettacolo da tutto il mondo
  • Home
  • Blog
  • About
  • Contact
Copyright 2021 - All Right Reserved

Punë në Europë pa lëvizur nga Shqipëria, të rinjtë shqiptarë po bëjnë namin

by admin January 31, 2023

Fabio Arapi është një nga të rinjtë që ka zgjedhur të punojnë për tregun ndërkombëtar nga Shqipëria. Ai ofron online shërbime në fushën e grafik-dizjanit.

“Kam gati një vit që punoj si freelancer, termi që është në trend ditët e sotme”.

20-vjeçari ka zgjedhur të punojë pa pasur nevojën të shkojë fizikisht në një vend pune.

“Të jep kohën në dorë, të jep liri jo të fokusohesh vetëm me diçka. Ka arritur në një pike ku të ardhurat janë diku 500 -1 mijë Dollarë”.

Puna online thotë se i ka dhënë mundësinë të punojë kudo pa pasur nevojën të largohet nga Shqipëria.

“Shumë të rinj dëshirojnë të largohen, unë kam qenë njëri ndër ta, pasi u prezantova me botën virtual kuptova se nuk është fare e nevojshme të lëvizësh”.

Për ekspertët e punesimit, puna online ka marrë hov që prej periudhës së pandemisë.

“Kjo formë e të vlerësuarit mbi bazën e produktit dhe jo mbi bazën e orëve të gjata të punës, është një zgjidhje që shumë të rinjë e bëjnë”.

Profilet më të kërkuara janë të larmishme.

“Kryesisht shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, grafik-dizajnit, programimit, shërbimit…Mesatarisht janë 1 mijë deri në 2 mijë Euro në muaj që këta të rinj fitojnë”.

Sfida për ekonominë shqiptare tashmë mbetet vetëm formalizimi i kësaj forme pune.

January 31, 2023 0 comment

Po vjen acari i madh, ja kur pritet të bjerë dëborë edhe në Tiranë

by admin January 31, 2023

Edhe pse paksa me vonesë dimri preku Shqipërinë dhe prej një muaji tashmë temperaturat e ulta janë prezente në të gjithë vendin.

Veriu i Shqipërisë dhe Juglindja kanë patur reshjet e para të borës për këtë vit të cilat fatmirësisht nuk kanë krijaur probleme në qarkullim apo në furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë sipas parashikimit të motit gjatë ditëve në vijim do të kemi një rënie drastike të temperaturave ku reshjet e borës do të jenë prezente edhe në kryeqytet.

Ditën e hënë dhe të martë, pra ditët e para të muajit shkurt reshje bore do të ketë edhe në Tiranë ku termometri pritet të shënojë me minus.

January 31, 2023 0 comment

Ndryshimi i MOTIT për javën që vjen, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim

by admin January 29, 2023

Sipas SH.M.U. për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente për ditën e nesërme po pa praninë e reshjeve të shiut ndërsa për ditën e Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në lindje të vendit dhe jug.

Përjashtim bënë dita e Enjte ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

January 29, 2023 0 comment

Plane në fundjavë, ja cfarë MOTI na pret të shtunën dhe te dielën sipas SHMU

by admin January 27, 2023

Fundjava sipas parashikimeve te SHMU, pritet të jetë nën ndikimi kushteve atmosferike të qendrueshme por më të ftohta.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht përgjatë relievev malore.

Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.

January 27, 2023 0 comment

‘Vrava nënën tuaj e vëllanë tim’, kapet autori, dalin detaje nga vrasja në Gramsh

by admin January 27, 2023

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Tërvol të Gramshit, ku 75-vjeçari Xhevat Sinani vrau bashkëshorten e tij Z.S dhe vëllanë Shaqir Sinani.

Mediat raportojne se autori i krimit, pas ngjarje ska telefonuar fëmijët, ku u ka thënë se ka vrarë mamanë e tyrë dhe vëllanë e tij.

Informacion shtesë

Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .

Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.

January 27, 2023 0 comment

Tronditet Gramshi/ Burri vret gruan dhe vëllain, detajet

by admin January 27, 2023

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Gramsh.

Mësohet se një burrë i identifikuar si Xhevit Sinani ka vrarë gruan e tij në fshatin Tërvol , dhe më pas ka vrarë edhe vëllanë e tij, me iniciale Sh.S.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa shërbimet e Policisë janë nisur në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit.

“Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.

Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.

Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit”– njofton policia.

January 27, 2023 0 comment

Ndryshon kursi i kembimit, me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e tjera?

by admin January 26, 2023

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan blihet me 106.3 lekë dhe shitet me 107.5 lekë, duke treguar dobesim.

Ndërkohë euro blihet me 116.2 lekë dhe shitet me 116.7 lekë, duke treguar qendrueshmeri.

Paundi britanik sot blihet me 130.3 lekë dhe shitet me 132.5 lekë, duke treguar forcim.

January 26, 2023 0 comment

30 mijë euro ilaçe kontrabandë, arrestohet mjeku i njohur në Tiranë, procedohet bashkëshortja e tij (EMRI)

by admin January 24, 2023

Është vënë në prangat e policisë së Tiranës mjeku Kosta Dhima pasi tregtonte barna të kontrabanduara.

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, është proceduar në gjendje të lirë bashkëshortja e tij shtetësja me ininciale M.DH, 56 vjeçe.

Dhima bashkë me bashkëshortene tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barnat”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Tregtonin barna të kontrabanduara, që i mbanin në një depo farmaceutike, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht bashkëshortja e tij. Sekuestrohen barna të kontrabanduara, me vlerë 30 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Barnat”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Dh., 59 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Dh., 56 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëshortja e shtetasit K. Dh.)

Shtetasi K. Dh. dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

January 24, 2023 0 comment

Vjen dryshimi i motit/ Sot dita e fundit me rrebeshe shiu, meteorologia: Nga nesër shijojmë ditët me diell, por..

by admin January 23, 2023

Reshjet intensive të shiut dhe në formën e rrebeshe do të vijojnë të jenë prezente në vendin tonë  edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas meteorologes Lajda Porja, këto reshje do të shtojnë problematikat në zonat të cilat tanimë janë nën pushtetin e ujit.

Lajmi i mirë nga Porja është se nga dita e nesërme do të kemi përmirësim të ndjeshëm të motit, ku do të shohim edhe orë me diell.

Reshjet e shiut do të jenë të pakta, por në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës për shkak të uljes së temperaturave.

Si pasojë e uljes së temperaturave dhe motit të lagësht problem do të jetë ngrica në disa akse rrugore.

“Kam dy lajme. Lajmi jo i mir është  se reshjet do të vijojnë deri sonte vonë, duke sjellë probleme në zonat që janë prekur tanimë nga përmbytjet.

Zonat jugore kanë probleme, shpejtësia e erës është e lartë dhe përbën problem për mjetet lundruese.

Dita e fundit që ka reshje shiu intensive. Nga nesër pritet përmirësim, do të ketë reshje të pakta.

Zonat malore. Dëborë me intensitet mesatar. Nga nesër, ngrica në akse rrugore. Orët më diell do t’i shijojmë që nga dita e nesërme.

Veriu dhe Veriperëndimi ka pasur dyfishin e reshjeve që do të bien këto ditë. Janari ishte parashikuar i ngrohtë.

Sa normale është një janar i tillë?

Janari futet në muajt i lagësht. Muaji dhjetor është ai që ka numrin me të lartë të reshjeve. Ky  janar ka qenë me temperatura shumë më të larta se vitet më parë. Kemi pasur një janar shumë më të ftohtë,  që sillte dëborë dhe jo reshje shiu.

Këtë herë kemi pasur reshje shiu dhe temperatura të larta duke sjellë edhe probleme.

Theksoj se kemi kaluar normat mujore, shumë zona i kanë dyfish reshjet e shiut, pa mbledhur edhe reshjet e sotme.

Këto reshje në kohë kaq të shkurtës është normale që do shkaktojë përmbytje.

Kush do të jenë zonat më të ftohta?

Shtrirja lindore, e gjithë do të jetë nga -5, deri në -3. Dardha e Voskopoja do të jenë edhe -6, -7 gradë celcius.

Dukeqenësë do ketë edhe lagështira, ngricat do të jenë më problem,” përfundoi Porja

January 23, 2023 0 comment

Euro, në nivelin më të lartë në 9 muajt e fundit

by admin January 23, 2023

Dollari e ka filluar në rënie edhe sesionin e parë të kësaj jave, duke publikuar humbje për të katërtën ditë me radhë, për shkak të komenteve të zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane se do të vijojnë me politikën monetare agresive, për të luftuar inflacionin e lartë.

Në anën tjetër, Rezerva Federale në SHBA ka sinjalizuar se do të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave. Për rrjedhojë euro është ngjitur pranë 1.09 në raport me dollarin amerikan, niveli më i lartë në 9 muajt e fundit. Ishte anëtari i Këshillit Drejtues të BQE, Klaas Knot, i cili tha se normat e interesit do të rriten edhe me 50 pikë bazë në takimet e shkurtit dhe marsit.

Përtej Atlantikut, Rezerva Federale mund ta rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë në dy takimet e ardhshme, për ta çuar normën bazë të interesit në intervalin nga 4.75% deri në 5%. Investitorët po presin edhe disa të dhëna që do të publikohen më vonë gjatë kësaj jave, që pritet të tregojnë një rënie të ndjeshme të kostove të energjisë.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur ndjeshëm gjatë fundjavës dhe po tregtohet në rreth 22,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1640 dollarë.

January 23, 2023 0 comment
Newer Posts
Older Posts

Recent Posts

  • Punë në Europë pa lëvizur nga Shqipëria, të rinjtë shqiptarë po bëjnë namin
  • Po vjen acari i madh, ja kur pritet të bjerë dëborë edhe në Tiranë
  • Ndryshimi i MOTIT për javën që vjen, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim
  • Plane në fundjavë, ja cfarë MOTI na pret të shtunën dhe te dielën sipas SHMU
  • ‘Vrava nënën tuaj e vëllanë tim’, kapet autori, dalin detaje nga vrasja në Gramsh
News, sport, spettacolo da tutto il mondo
  • Home
  • Blog
  • About
  • Contact
News, sport, spettacolo da tutto il mondo
  • Home
  • Blog
  • About
  • Contact

@2022 - All Right Reserved. Designed and Developed by Shqiptari.net