Ngjarje mjaft trishtuese në Greqi. Një 14-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pemë.
Mediat greke raportojnë se komuniteti lokal i Aeginës është tronditur nga vdekja e nxënësit 14-vjeçar.
Tragjedia ka ndodhur në Aeginë mesditën e së premtes kur 14-vjeçari sapo ishte kthyer nga një ekskursion me shkollën.
Para se të ndërmerrte aktin e rëndë, shqiptari kishte lënë një shënim për familjen e tij.
Në letër ai thuhet se ka shkruar për një zhgënjim romantik dhe konkretisht i referohet një vajze që nuk e donte dhe për këtë arsye ai vendosi t’i jepte fund jetës.
Ai shkonte normalisht në shkollë, por ngacmohej shpeshherë nga nxënësit dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye pse ai ka vendosur t’i japë fund jetës.
Autoritetet greke po hetojnë rastin në fjalë për të zbuluar shkakun e saktë të ngjarjes.