2 tërmete te forta në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

by admin

Dy lëkundje relativisht të forta tërmeti janë ndjerë gjate nates në vendin tonë rreth orës 23:17. Sipas Rrjetit të Monitorimit Sizmologjik të IGJEUM, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Richter dhe me epicenter në Cërrik. Pak minuta më pas, është shënuar edhe një tjetër lëkundje, me magnitudë rreth 3 të shkallës Richter, në të njëjtin epicenter.

“Në datën 13 janar 2024, ora 23:17:51 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEUM ka regjistruar një tërmet të madhësisë M4.3 sipas shkallës Richter, me thellësi të vatrës 20.8 km. Epicentri është lokalizuar në Shalës, Elbasan, 3 km në Perëndim të Cërrikut”, njofton IGJEUM. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera, si Elbasan dhe Tiranë. Fillimisht u raportua për lëkundje me magnitudë 4.6 ballë.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy