Kartëmonedhat 100, 200, 500 dhe një mijë lekëshe të prodhuara nga viti 1991 deri në 1996 do të kenë vlerë deri në 31 dhjetor. Pas kësaj me to nuk do të mund të blihet asgjë pasi duhet të asgjësohen.
Për të qartësuar qytetarët banka e shqipërisë ka publikuar edhe detajet e lekëve që duhen dorëzuar para natës së ndërrimit të viteveNëse keni ende këto kartëmonedha të vjetra, do të duhet t’i këmbeni me prerje të reja prane çdo sporteli të Bankës së nivelit. Nga data 1 janar vlera e tyre do të jetë zero.
Konkretisht, 100 lekëshi me imazhin e luftëtarit Kombëtar i emetimeve të viteve 1993,’94 dhe’96. Por po ashtu edhe prerja me imazhin e Fan Nolit e prodhimit të vitit 1996 do të dalin nga tregu.Banka e Shqipërisë në njoftimin zyrtar kërkon që të dorëzohen edhe kartëmonedhat 200 lekëshe e viteve 1992, 94 dhe 96 me imazhin e Ismail Qemalit.