Skip to content

“Shpresoj që të kalben në burg”/ Arrestohen tre shqiptarë, ja per cfare akuzohen: Është çmenduri..

    Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e arkitektit italian Roberto Mottura. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 qershorit, kur personat  ishin futur për të grabitur shtëpinë e tij në Piossasco.

    Të tre shqiptarët e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje rezultojë pa dokumentacion të rregullt ndërsa njërit prej tyre i ishin plotësuar edhe dokumentacionet për dëbim.

    Vëllai i Robertos, Enrico Mottura ka deklaruar pas arrestimit të tyre: “Tani vrasësit e vëllait tim janë kapur dhe unë shpresoj se ata do të kalben në burg.

    Këto muaj kanë qenë të tmerrshëm. Ata janë hajdutë. Një bandë hajdutësh që u futën në shtëpi të armatosur. Ata vranë një person për të marrë disa objekte kjo është çmenduri”, ka deklaruar ai për La Stampa.