Skip to content

U përplas nga makina teksa po kthehej në shtëpi, humb jetën 11-vjeçarja shqiptare në Itali, shoferi i mjetit ulet në rrugë i tronditur duke u dridhur.

    Shqiptarja Emanuela Brahja, 11-vjeç, e cila bëri aksident të hënën e kësaj jave, ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme në Itali.

    Mediat italiane, bëjnë me dije se aksidenti ndodhi më 12 Shtator, pak metra larg shtëpisë së saj në Reschigliano, dhe Brahja, ka ndërruar në repartin e reanimacionit të spitalit të Padovas, pasi nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve.

    Vetëm një javë më parë Emanuela Brahja kishte humbur gjyshin e tyre i cili jetonte në Milot të Shqipërisë. 

    Emanuela, e cila lindi dhe u rrit në Itali, do të bënte 12 vjeç më 18 dhjetor. 

    Si ndodhi ngjarja?

    E mitura u përplas me makinë nga një 36-vjeçar venecian, teksa po kthehej në shtëpi me biçikletë. E mitura si pasojë e aksidentit mori dëmtime të shumta në kokë. Dëshmitarët e ngjarjes treguan se drejtuesi i mjetit ishte ulur në rrugë i tronditur duke u dridhur.

     Policia po vijon hetimet për gjetjen e shkakut të aksidentit.