Një 30-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në një burg në Itali, ku dhe vuante dënimin.
Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar me emrin Xhulio, i cili ishte i dënuar me katër vjet e katër muaj burg për trafik droge.
Ditët e fundit ai kishte probleme shëndetësore dhe nuk afrohej me askënd. Për këtë arsye ishte vendosur në një dhomë më vete, për të shmangur zënkat me të dënuarit e tjerë.
Mirëpo të qenit vetëm në qeli, nuk e shmangu dot vetëvrasjen. Oficerët e policisë së burgut e gjetën të pajetë të riun, pa mundësi për t’i dhënë ndihmë, shkruajnë mediat në Itali.