Skip to content

“Eshte grabitje e paster” Erjon Brace reagon i revoltuar ne Facebook: A jeni ne terezi?!

    Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe bën thirrje, specifikisht tregtarëve që të ulin çmimet.

    Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se një vit më parë çmimet u rritën për shkak të luftës, ndërsa tashmë tregjet janë ekuilibruar dhe kërkon që çmimet të ulen.

    Ndër të tjera Braçe shkruan se çmimi i grurit është ulur dhe se nuk e kupton se përse çmimi i bukës vijon të jetë ende i lartë.

    Postimi i plotë i Braçes:

    UUUULNIIIIIII CMIIIIIIMEEEEEET!

    BOOOOOOOLL RROOOPET NJEREZIT!

    Kur nje vit me pare rritet rrufeshem cmimet e produkteve te fabrikuara e te importuara, thate LUFTA, NAFTA, EURO, DOLLARI etj etj!

    Nje vit me pas;

    Tregjet jane ekuilibruar nga efekti i menjehershem i luftes, boshlleku ne treg krijuar prej saj, cmimi i naftes ka rene ne nivelin e para luftes, euro ka rene gjithashtu, dollari edhe me shume;

    PRA, CDO ELEMENT QE NDIKONTE NE CMIME KA PESUAR RENIE TE FORTE!

    TREGTARE, PO JU PSE NUK I ULNI CMIMET E PRODUKTEVE TE FABRIKUARA? Pseeeee?

    Po ju tregtaret e miellit e pastaj te bukes cfare po beni?

    CMIMI I GRURIT KA RENE, CMIMI I MISRIT KA RENE, CMIMI I THEKRES KA RENE; po cmimi i bukes pse rri ai qe ishte kur ju e ngritet? Kulmi!

    PO JU TREGTARET E PERIMEVE E FRUTAVE CFARE PO BENI? Ne teegun e Lushnjes po i rripni bujqit prodhues te domates me cmimin banal 30 leke; PO KY CMIMI NE TIRANE 150 LEKE CFARE ESHTE? Pese here me shume!!!!

    A jeni ne terezi?!

    Sado te rrisim rrogat e pensionet ne, keto cmime grabisin cdo rritje! ESHTE GRABITJE E PASTER MBI NJEREZ NE NEVOJE ME SE SHUMTI!

    JEPINI FUND!