Skip to content

E tmerrshme/ Një person hap derën e emergjencës së avionit në ajër, tmerrohen pasagjerët: Fëmijët po dridheshin të.. (VIDEO)

    Një person është arrestuar pasi hapi derën e emergjencës së një avioni komercial të Asiana Airlines teksa avioni po ulej në Korenë e Jugut.

    Të gjithë pasagjerët mundën të mbijetonin pa lëndime të rënda dhe avioni arriti të ulej me derën e hapur në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu.

    Disa pasagjerë patën probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital, raportuan mediat lokale.

    Burri, rreth të 30-ave, u arrestua pas uljes, tha agjencia e lajmeve Yonhap.

    Fluturimi OZ8124 ishte nisur nga ishulli Jeju të premten në mëngjes me kohën lokale dhe pritej të ulej në orën 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu.

    Një video e pasagjerëve e shpërndarë në mediat sociale tregon dinamikën e ngjarjes dhe ankthin e përjetuar nga pasagjerët të cilët goditeshin nga era e fortë.

    Në avion ishin dhe shumë fëmijë të cilët po udhëtonin për të parë një ndeshje sportive.

    Prindi i njërit prej nxënësve i tha Yonhap: “Fëmijët po dridheshin, qanin dhe ishin të frikësuar”.

    Asiana Airlines tha se policia ka nisur një hetim të plotë në lidhje me ngjarjen.