Skip to content

Ryanair ‘zbarkon’ në Shqipëri! Fluturime me çmime të ulëta nga Rinasi me 17 destinacione te reja

    Nga 31 tetori kompania e njohur ‘Ryanair’ nis fluturimet me 17 linja, 6 prej të cilave në Itali që është edhe një prej destinacioneve më të shpeshta për qytetarët shqiptarë.

    Marrëveshja e arritur është një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë të cilët tashmë nuk duhet të përjetojnë më ndjesinë e kthyer në zakon nga kompania ‘Wizz Air’ që shpesh herë i braktis në aeroport duke u anuluar fluturimet në momentin e fundit.

    Konkretisht kompania Ryanair në 17 linja ajrore:

    Për Italinë

    Bolonja: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

    Catania: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

    Bergamo: Dy fluturime në ditë nga 31 tetori

    Pisa: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

    Romë: Nëntë fluturime javore nga 31 tetori, duke përfshirë fluturime të dyfishta të premten dhe të dielën

    Treviso: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

    Belgjikë

    Daily Chaleroi nga 31 tetori

    Rumani:

    Bukuresht të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor

    Poloni

    Varshava nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën

    Krakov të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor

    Gjermani

    Weeze nga 1 nëntori të mërkurën dhe të dielën

    Skoci

    Edinburg nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

    Britani e Madhe

    London Stansted nga 31 tetori dy herë në ditë

    Manchester nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën

    Francë

    Beauvais nga 31 tetori nga e marta deri të shtunën

    Republika Çeke

    Praga nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

    Suedi

    Stokholm nga 31 tetor të martën dhe të shtunën