Skip to content

Ngjarje e rëndë/ Mbytet babai dhe dy djemtë e mitur në plazh

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Vilë-Boshtovë. Mësohet se babai dhe dy djemtë e tij të mitur janë mbytur në det.

    Shërbimet Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

    “Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (babai  rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

    Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por  të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimi e Policisë.