Shqipëria do të ‘përvëlohet’ në ditët në vijim! Ja cfarë pritet ditën e premte..

by admin

I nxehti afrikan do të bëjë që termometri në Shqipëri të kapërcejë 40 gradë celsius në ditët në vijim. Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave thonë se jemi nën ndikimin e anticiklonit afrikan, i cili do të na bëjë të përjetojmë 3 ditë të nxehta.

“Presim temperatura shumë të larta, kryesisht të enjten, të premten dhe të shtunën ato do arrijnë 40-41 gradë, referuar qendrave siç është Tirana, Fieri, Shkodra e gjithë ultësira perëndimore. Referuar temperaturave minimale presim që ato të shkojnë 22-23 gradë kryesisht ultësira perëndimor, në ato malore do të jenë deri në 16 apo 15”, tha Anira Gjoni, eksperte IGJEO.

I nxehti ekstrem shoqërohet me risk për zjarre, ndaj ekspertët apelojnë për kujdes.

Sipas ekspertëve, temperatura kaq të larta janë normale kur flasim për korrikun, që është muaji më i nxehtë i vitit, por shpeshtësia e tyre dhe zgjatja në kohë nuk është normale.

“Këto valë të të nxehtit ne po i rastisim shumë më shpesh, nëse dikur ndodhnin një herë në 5 vite apo një herë në 7 vite, në 2022 kemi pasur 3 valë të të nxehtit të cilat kanë zgjatur nga 7 ditë dhe praktikisht i gjithë muaji korrik ka qenë në ndikimin e temperaturave shumë të larta”, shprehet ekspertja.


Kjo është vala e parë e të nxehtit afrikan që Shqipëria po përjeton në sezonin veror, ndërsa parashikimet flasin edhe për të tjera ditë të nxehta.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy