Dollari amerikan ka pësuar sërish një zbritje të vlerës këtë të premte duke mbyllur javën negativisht teksa ka zbritur nën nivelin e 92 lekë duke u blerë sot me 91.8 lekë dhe duke u shitur me 93.3 lekë.
Monedha europiane gjithashtu ka vijuar të humbasë pikë gjatë gjithë kësaj jave teksa është blerë këtë mëngjes me 103 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim teksa edhe ajo ka humbur pikë mëngjesin e sotëm duke u blerë me 106.2 lekë dhe duke u shitur me 107.3 lekë në raport me ditën e enjte teksa e ka mbyllur edhe ajo negativisht këtë javë.
Paundi britanik ka ngecur në nivelin e 120 lekë duke e mbyllur edhe ai këtë periudhë në kuota negative teksa është blerë sot me 120 lekë dhe është shitur me 121.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./scan/