Skip to content

Humb jetën e reja shqiptare në aksident në Amerikë, del video e aksidentit

    Një aksident tragjik ka ndodhur në SHBA, ku ka humbur jetën një 15-vjeçare me origjinë shqiptare.

    Mediat e huaja shkruajnë se ka ndërruar jetë Adrijana Mina e cila jetonte në Waterbury. 14-vjeçarja ishte së bashku me katër adoleshentë të tjerë në një makinë të vjedhur, kur u përplasën me mjet tip Ford Escape.

    Nga përplasja e fuqishme, 14-vjeçarja ka dalë nga mjeti, duke ndërruar jetë në vend, ndërsa mbeten në gjendje të rëndë adoleshnetët e tjerë që ndodheshin në mjet, një vajzë 15-vjeçare dhe dy djem 15-vjeçarë.

    Të plagosur kanë mbetur dhe shoferi i Ford, një burrë 38 vjeç dhe pasagjerë një 18 vjeçar. Nga video e mëposhte shihet qartë se të dyja makinat e përfshira në aksident kanë qënë me shpejtësi të lartë.