Italia heq përfitimet ekonomike, gazetarja shqiptare: Preken dhe familjet shqiptare

by admin

Qeveria e djathtë e Giorgia Melonit ka vendosur t’i japë fund përfitimeve për mijëra familje dhe individë të konsideruar “të përshtatshëm për punë”.

Rreth 169 mijë familje në mbarë Italinë morën një mesazh në celularët e tyre në fund të korrikut, ku njoftoheshin se përfitimet që kishin gëzuar në 4 vitet e fundit do të ndërpriteshin muajin e ardhshëm.

Gazetarja, Alba Kepi zbuloi më shumë detaje në lidhje me vendimin e kryeministres italiane. Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania nga Roma, Kepi tha se përveç shtetasve italianë, ky vendim prek edhe shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Itali. Megjithatë ajo tha se numri i familjeve shqiptare që preken nuk është i konsiderueshëm.

“Të drejtën e kësaj page e fitonin personat që kishin nënshtetësi italiane, apo jetonin në Itali të paktën rezident prej 10 vitesh, në një farë mënyre kishte shqiptarë të cilët kanë përfituar por nuk është një numër aq i konsiderueshëm. Duke marrë parasysh numrin e familjeve italiane që kanë përfituar deri më sot, ajo çfarë ndodh edhe nga statistikat që përcjellin mediat italiane është se duke kaluar në këtë instrument të ri social që quhet ‘çeku social’, do të përfitojnë më shumë shtetasit e huaj, mes tyre dhe shqiptarë. Sepse çfarë ka ndodhur? Ky vendim i ri i qeverisë Meloni ka bërë që të drejtën ta fitojnë “çekun” jo vetëm ata shtetas të huaj që jetojnë në Itali prej 10 vitesh, por dhe ata që kanë 5 vite rezident”, tha Kepi.

Kujtojmë se me ligjin e ri përfitimet, do t’u hiqen familjeve që nuk kanë një person me aftësi të kufizuara, një të mitur apo një individ mbi moshën 65-vjeçare dhe që janë pjesë e nismës “të ardhurat e qytetarëve”./euronews/

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy