Vitin e ri shkollor, pritet të zhvillohen në një orë mësimi disa lëndë bashkë. Mësimi i kombinuar do të testohet fillimisht me lëndët e shkencave të natyrës si kimi, fizikë, biologji bashkë me matematikën. Për këtë metodikë është e nevojshme të përdoren pajisje teknologjike. Në një kohë kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, Ministria e Arsimit po përpiqet që pas pandemisë që ta përfshijë atë gjatë procesit mësimor. Për të tërhequr më shumë nxënësit e klasave nga e 6 deri në të 9, ndaj lëndëve shkencore, në shkolla do të paraqitet platforma PHET SIMULATIONS si mjet mësimdhënës nëpërmjet animacioneve. Ky aplikacion është pa pagesë dhe është projekt i realizuar nga Universiteti i Kolorados, ku mund të regjistrohen mësuesit dhe nxënësit e të mësojnë fizikën, biologjinë, kiminë e matematikën duke u argëtuar.Simulimet janë përkthyer në rreth 90 gjuhë të botës dhe në gjuhën shqipe që në fillimin e krijimit të kësaj platforme. Megjithatë, në udhëzuesin e përgatitur nga Agjencia e Cilësisë së arsimit parauniversitar parashikohen sfidat që do të ndeshen arsimtarët, ku do ju duhet kohë për të fituar aftësi në përdorimin e platformës për tua shpjeguar lehtësisht më pas edhe nxënësve. Demonstrimet apo vizualizimet e dukurive të ndryshme fizike, kimike, etj, si dhe punët laboratorike virtuale janë krijuar për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësi të reja kërkimore shkencore, duke e ndërthurur me mësimin tradicional. Ndërsa për mësuesit mundëson një zhvillim profesional të vazhdueshëm duke përdorur një gamë të gjerë burimesh informacioni të mësimdhënies. Platforma phet simulations është përdorur vitet e fundit edhe për hartimin e testit PISA dhe i familjarizon nxënësit me këto ushtrime.Anomali në furnizimin me energji, ndërpriten shërbimet në drejtoritë rajonale të transportitMirëpo kjo është një risi për institucionet arsimore shqiptare, ku jo të gjitha kanë infrastrukturën e duhur për zhvillimin e mësimit në mënyrë digjitale, ndaj shtatori do të tregojë se si do të funksionojë ky projekt.