Mendimi I mbrapshte se cerdhet dhe kopshtet jane “shpikur” se nenat duhet te punojne dhe s’kane ku ti lene femijet, nuk eshte i vertete. Cerdhet dhe kopshtet jane institucione edukimi te nje rendesie te vecante. Jane keto institucione te specializuara per te edukuar femijet dhe jo thjesht per ti mbajtur ata. Jane keto institucione qe merren pikerisht me ate periudhe te jetes se njeriut, kur formohen themelet e gjuhes, psihes dhe njerezores. Ne traditen tone,besohet se femija nuk kupton, nuk merr vesh dhe nuk mund te dije. Kujtoni shprehjet “ku merr vesh kjo/ky, eshte I vogel mi” “po ku di ky/kjo mi se eshte i vogel”.
Te ne gjithmone i eshte dhene rendesi ushqyerjes dhe gjumit. Kujtoni shprehjet: “jepja mi me zorr, oj nuk ha, se kane gjith te mirat “ dhe “aman mos beje zhurme se zgjohet I vogli dhe kush merret me te”. Pra, duke u nisur nga fakti qe femija nuk kupton, as qe i shkon ne mendja njeriu se me femijen e porsalindur apo disa muajsh, duhet luajtur patjeter rregullisht.
Lojrat e kesaj moshe kane nje efek te fuqishem mbi masen trunore, per zhvillimin e “rrugeve” te komunikimit ndertrunor. Kete detyre te rendesishme kane cerdhet dhe kopshte. Ato nuk jane vetem per te mbajtur, ushqyer dhe vene ne gjume femijen. Eshte e vertete qe edhe kjo nuk eshte nje pune e vogel por ne institucione te specializuara me programe te mirestudiuara dhe personel te mirekualifikuar nuk pritet nje pune e tille, por nje pune cilesore ne drejtim te njerezores, dhimsurise dhe gjuhes. Nga Lira Gjika