Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së ka njoftuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, ndërkohë që la jashtë këtij kabineti disa prej emrave më të përfolur të qeverisë.
Ndryshimet kanë prekur 7 ministri, por ajo që vihet re është se disa emrave iu është ndërruar thjesht pozicioni, siç është rasti i Ogerta Manastirliut që nga Shëndetësia është vendosur në krye të Arsimit, apo Delina Ibrahimajt që nga Financat është caktuar ministre për sipërmarrjen.
7 propozimet e reja në qeveri:
Ervin Mete-Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Igli Hasani- Ministër për Europën dhe punët e Jashtme
Ogerta Manastirliu – Ministre e Arsimit dhe Rinisë
Anila Denaj- Ministre e Bujqësisë dhe zhvillimit rural
Albana Koçiu – Ministre e Shëndetësisë
Delina Ibrahimaj- Ministre për sipërmarrjen
Ministër Shteti për Pushtetin vendor Arbi Mazniku, largohet Milva Ikonomi dhe shkrihet ministria e shtetit për standardet dhe shërbimet.
Pas këtyre ndryshimeve jashtë qeverisë mbeten, Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilali si dhe Milva Ikonomi.