Masa arrest shtëpie është dhënë për 44-vjeçarin shqiptar, iu cili pak ditë më parë me mjetin e tij, përplasi për vdekje bashkëkombasin 29-vjeçar, Aldo Gjoka.
Në pranga ka rënë Rezart Turku, i cili u përfshi në aksidentin e tmerrshëm të ndodhur mbrëmjen e 7 shtatorit në Torre Specchia.
44-vjeçari me mjetin tip “Jaguar” ka përplasur aksidentalisht të riun, i cili po lëvizte me motor. Si pasojë i riu u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 29 vjeçarit.
Turku ndodhet në arrest shtëpiak, pasi edhe ai nga aksidenti ka marrë plagë të rënda dhe ende ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Shqiptari akuzohet për vrasje me automjet (rrethanë rënduese, konstatimi i gjendjes së dehjes). Shqiptari pas disa ditësh do merret në pyetje në prani të avokatit në lidhje me versionin e tij për aksidentin tragjik.