Kur je i nxehur mos e prek fëmijën me dorë sidomos kur je në rrugë. Nervozizmi është një energji që ti vetë nuk arrin ta kontrollosh. Ti reagon në mënyrë të dhunshme jo nga veprimi I fëmijës, por për shkak të situatës së turbullt emocionale brënda teje.
– Fol me fëmijën pasi të jeshë qetësuar dhe ke mundësi të kontrollosh nervozizmin
-Kur bën një veprim të keq ndaj fëmijës, kur qetësohesh, të paktën kërkoi të falur.
-Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron. Kjo mënyrë krijon vetëm frikë dhe përsërit të njëjtën mënyrë të sjelluri
– Edukimi nuk mund të realizohet kur të rriturit janë nervoz dhe urdhërues.
-Kur flisnu me fëmijën , uluni në gjunjë që të barazoheni me të dhe të mos flisni në pozicion nga lart- poshtë
-Kur flisni me fëmijën mos e shkundi apo kapni për krahu apo veshi, janë veprime që gjymtojnë.
-Kur flisni me fëmijën, flisni me drejtshkrim. Djalekti duhet përdorur pasi është dhënë këshilla më parë me drejtshkrim. Fëmija duhet ta njohë edhe dialektin.
-Mos e gënjeni fëmijën as për arësye madhore. Përpiquni tia thoni të vërtetën fëmijës, sa më kuptueshëm edhe kur edhte një vjeç.
-Ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijën.
-Nuk mund të ketë edukim të mirë me dhunë, gënjeshtra, dhe të folur jo të zgjedhur. Lira Gjika