Alfred Cako ka paralajmëruar për një sëmundje të re, nga e cila thotë se do të mbushen spitalet.Përmes një postimin në Facebook, Cako thotë se në fillim të tetorin fillon “puna e djallit për të mbushur spitalet”. Ai thotë se aksioni i “luciferanëve globalistë” filloi sot me avionët ku sipas tij kanë hedhur helm mbi popullatë.Cako pretendon se sot është hedhur një sëmundje e cila do të ketë një emër birre, nga e cila sipas tij do të mbushen spitalet brenda 3-4 ditëve.Postimi i Alfred CakosUne ju pata lajmeruar qe ne fund te shtatorit, fillim i tetorit do fillonte puna e djallit per te mbushur spitalet.Aksioni sot ka rinisur fuqishem me avionet. Sot qielli ka qene shume, shume i ngarkuar per 7-8 ore. Ne mengjes heret ishte qiell shume i pastër. Nga ora 8 kaluan 3 here avionet ne vija te drejta larg nga njeri-tjetri me fasha te gjata “tymi” dhe nga ora 11:30 keto vija u përhapen dhe e mbuluan gjithe qiellin e Tiranes.Shikoja njerëz nga makina ime qe vraponin nga Liqeni, njerëz jashtë neper kafene qe rrinin me ore te tera duke gjerbur dale ngadale, me nge, kafene. Te shkretet, naive, nuk e kuptonin qe jane kandidate potenciale per te zene pas 3-4 ditesh shtratin te helmuar me sëmundjen e mallkuar me nje emer birre! Pas 3-4 ditësh do dëgjojmë qe spitalet do te jene plot.Kur eshte moti me re, eshte e vështire ta kuptosh kete aksion te luciferianeve globaliste. Por kur ata veprojnë ne qiell te pastër kuptohet menjëherë djallëzia kriminale, veçse jo nga budallenjte. Stomaku gjithe ditën ka qene cuditerisht i shqetësuar. Shume njerëz me kane shkruar sot per shenja dhe anomali te ndryshme te natyres se tyre fizike.Nga AAC (Agjencia e Aviacionit Civil) nuk del ndonjë drejtues a zedhenes te jape shpjegime cfare jane keto avionë qe shkaktojnë keto fasha te gjata tymi apo kete helmim me avionë, hera herës ne qiell te pastër. Disa miq te mij me lidhje me drejtues te AAC me thone privatisht se eshte firmosur nje marrëveshje per disa fluturime sekrete ne kuadër te aleancave ushtarake. Dhe ndoshta eshte kjo, fluturime sekrete per popujt dhe per popullin tone.Tani keta gjytyrymet factcheckers dhe gjithe minjte e OJF-ve qe paguhen me sufllaqe nga luciferianet le te fillojnë te raportojnë ne xhaxhi Zuku. Mos harrojnë karmen ketu dhe ne qiell!Nje dite do t’i pyesë Famelarti: Ku ishe dhe per kë punove atje poshtë, ti Adam?!!! Pse nuk mbrojte popullin por u rreshtove me mjeshtërit e mëdhenj luciferiane dhe vrasësit e tij?!Atij nuk i shpëton asnjë gjë nga veprat tona. Ai nuk ndërhyn ne vendimet tona ketu poshte, por ai gjykon dhe jep vendime afatgjata per secilin nga ne!!!Ai na e ka treguar rrugën e virtytit dhe te mëkatit te rende kur flet per shenjen e djallit qe nuk duhet ta vendosim kurre. Prangat po shtrëngohen, por gjithmonë ka nje zgjidhje. Nese bëhemi bashke, përpara ka vetëm miza. Kete karme dhe shpagim té Famelarti duhet ta kuptojnë gjithe ateistet sufllaqexhinj të globalisteve!!!
Cako bën paralajmërimin e papritur: Sëmundja u hodh sot nga avionët, pas 3-4 ditësh spitalet do te jene plot..
523