Një 38-vjeçar nga Vlora është zhgënjyer nga dashuria. Vlonjati, emigrant prej një viti i dërgonte për çdo muaj një pjesë të pagës vajzës me të cilën ishte fejuar.Këto para ia dërgonte që vajza t’i kursente për planet e tyre të së ardhmes. Mirëpo kjo e fundit i ka shpenzuar paratë me të dashurin e ri. Historia është bërë publike në “Aldo morning show”.38-vjeçari jeton prej disa vitesh në Gjermani dhe ka dy vite që nuk ka ardhur në Shqipëri.Ai është fejuar me vajzën, të cilën e ka njohur në rrjetet sociale. Ai ka pasur shumë besim te e dashura dhe për 1 vit resht i dërgonte një pjesë të pagës, në mënyrë që t’i kursente. Kur 38-vjeçari erdhi në Shqipëri, mësoi se e dashura e tij i kishte shpenzuar lekët me të dashurin e ri.