Flet për herë të parë ish i dashuri i vajzës që braktisi foshnjen në garazhin e pallatit në Yzberisht: Nësë është i imi, nuk do t’ia..

by admin

Ish-i dashuri i 30-vjeçares që lindi dhe braktisi foshnjën në garazhin e një pallati në Yzberisht ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Duke folur për mediat, ai ka treguar se lidhja me 30-vjeçaren ka zgjatur më shumë se dy muaj, por ka theksuar se me vajzën ka kërkuar të jenë bashkë, por ajo nuk e ka pranuar se ai ishte xheloz.

Ai ka deklaruar se është i gatshëm të kryejë testin e ADN-së së fëmijës dhe nëse rezulton që djali është i tij nuk do t’ia falë kurrë 30-vjeçares.

“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i ADN-së. Jemi takuar vetëm njëherë. Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë. Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shokë. Por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamera, por se kam dalluar që ishte shtatzënë. Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë”.

Ndërkohë, kur u pyet nëse e dinte që 30-vjeçarja ishte motra e shokut të tij, i riu tha:

“Edhe i vëllai i saj e dinte marrëdhënien. Ka qenë në dijeni, por jo për gjëra të tjera. Lajmin e mora vesh në lajme, pashë fotografinë. Vajzën s’kisha mundësi ta telefonoja, sepse kur e mora vesh ishte brenda. Mora vëllain, sepse ai nuk e dinte që kishim kryer marrëdhënie. Nëse është i imi nuk do ia fal kurrë. Nëse është i imi të bëjë analizat, s’do ia fal këtë. Mua s’ka shans të më dali para, me këtë që bëri.”

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy