Ish i dashuri i 30-vjeçares që lindi foshnjën në bodrumin e një pallati në Tiranë më 8 nëntor dhe e braktisi aty, ka rrëfyer se ajo nuk i ka treguar se ka qenë shtatzënë.
Ai rrëfeu në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, se lidhja e tyre ka zgjatur më shumë se dy muaj, por theksoi se edhe pse i ka kërkuar vajzës të jenë së bashku kjo e fundit e ka refuzuar për shkak se ishte xheloz.Ish i dashuri i 30-vjeçares deklaroi se është i gatshëm të kryejë testin e ADN-së së fëmijës, i cili ndërroi jetë një ditë pasi u gjet në bodrum, dhe nëse rezulton që djali është i tiji, u shpreh se “s’do ia fal kurrë”.“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i AND-së. Jemi takuar vetëm njëherë. Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë. Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shokë. Por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamera, por se kam dalluar që ishte shtatzënë. Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë”, tha ai.Po në një lidhje me emisionin, përmes celularit, e reja iu përgjigj deklaratave të ish-të dashurit, duke thënë se ai ishte në dijeni për shtatzëninë, duke shtruar se ai dëshiron të dalë i larë nga kjo situatë.“Disa gjëra nuk janë të vërteta. I kam treguar që kam qenë shtatzënë. Nuk kam komunikime sepse kam ndërruar numër. Nuk pranova sepse nuk dua që dikush të më komandojë. Ai do që të dalë i larë vetë. Tani u kujtua për foshnjën që e linda unë”, u shpreh e reja.