Skip to content

Me 5 litra benzinë me vete/ shqiptari në Itali alarmon policinë, tenton t’i vërë flakën prokurorisë..

    Një 60-vjeçar shqiptar ka alarmuar policinë e italisë, teksa ka tentuar t’i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë së Monzës.

    Sipas mediave italiane bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshem rreth orës 07:00.

    Detaje të tjera informojnë se shqiptari ka spërkatur me pesë litra benzinë hyrjen e Prokurorisë, ndërsa roja i sigurisë ka ngritur alarmin. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar para se të vinte zjarrin.

    Nga informacionet e para mësohet se shqiptari me precedentë të vjetër penal kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, me gjasë të lidhur me ish-vendin e tij të punës.

    60-vjeçari është dërguar në komisariat ku edhe është marrë në pyetje për të sqaruar ngjarjen.