Kalimet e herëpasherëshme të disa qendrave me vlera të larta presioni me origjinë atlantike do të bëjnë që kjo javë në vendin tonë të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Ditën e Hënë, të Martë dhe të Enjte reshjet e shiut do të bëhen prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe, në verilindje në lartësinë mbi 1400m dhe në juglindje mbi lartësitë 900m me intensitet të ulët deri mesatar.
Ditën e Mërkurë dhe të Premte reshjet parashikohen të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa hera-herës shtrëngata të karakterit lokal.
Megjithatë gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme kthjellimesh dhe orëve me diell.
Era ditën e Hënë shfaqet intensive dhe problematike me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina 11-17m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë
Ditët e tjera era ndryshon drejtimin dhe ul intensitetin duke u bërë për pjesën më të madhe të kohës me drejtim juglindje-veriperëndim 1-6m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.
Vlen të theksohet prezenca e mjegullës/mjegullinës në zonat luginore e pjesërisht zonat e ulëta në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Del parashikimi i MOTIT per gjithe javen, ja cfare pritet sipas SHMU (Tabela per 5 dite)
394