Një mbishkrim në murin e kasolles, ku u gjet i groposur trupi i Pëllumb Metës, ka nxitur grupin hetimor drejt një tjetër piste për zbardhjen e motivit të krimit.
“Eni milioneri, 1.000.000 $, milioner“, është mbishkrimi në murin e brendshëm të kasolles, që është shkruar pas ngjarjes, por nuk dihet nga kush.
Konflikti për pronën, doli në pah edhe gjatë deklarimit në gjykatë të Hygertës, se e ëma i druhej divorcit për shkak të përgjysmimit të pasurisë. Prokuroria e Durrësit ka vendosur t’i kërkojë informacion Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për pronat e paluajtshme të Pëllumb Metës.
Konfliktet për shkak të parave mes Hysenit dhe Pëllumbit ka qenë e vazhdueshme. I ati e mbështeti djalin e madh të shkonte në Angli, ku sipas bashkëfshatarëve, kishte paguar 13 mijë euro për ta dërguar me gomone. Por nuk i eci. Pas kthimit në shtëpi, shkoi në Itali ku tentoi të punojë, por pa rezultat. U kthye në fund të janarit nga Italia, duke deklaruar se nuk i kishte ecur puna./tch/