Dy aksidente tragjike në natën mes të shtunës dhe të dielës iu kanë marrë jetën 4 të rinjve në Itali.
Aksidenti i parë u regjistrua në komunën Villa Literno ku dy makina u përplasën kokë më kokë, duke lënë të vdekur në vendngjarje 3 të rinj.
Mes viktimave ishte një 20 vjeçare nga Aversa, teksa dy të rinjtë e tjerë ishin nga Rumania dhe Ukraina. Nga përplasja mbetën të lënduar rëndë dhe tre persona të tjerë.
Në ngjarjen tjetër, makina ku udhëtonin të rinjtë në Kazerta u rrotullua disa herë në mes të rrugës, dhe trupi i viktimës u gjet nga ekipet e ndihmës së shpejtë jashtë mjetit.