“Veri një vulë, ai tjetri s’më ka dhënë gjë” Kalonin persona ilegalisht nga Rinasi, zbardhen përgjimet: S’i lejn anej nga Vlora nga Durrsi..

by admin

Tetë punonjës policie të Komisariatit të Rinasit dhe një person tjetër në rolin e organizatorit me agjenci udhëtimi u arrestuan pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Me kërkesë të prokurorit Bledar Valikaj që udhëhoqi hetimin, organizatori Enea Sulejmanaj dhe polici kufitar Briken Tereziu u lanë në arrest në burg, tre policë të tjerë në arrest shtëpie ndërsa 4 punonjës të tjerë policie në detyrim paraqitje.

Prokuroria ka zbardhur komunikimet mes palëve se si koordinohej lejimi i kalimit të qytetarëve nga aeroporti i Rinasit drejt vendeve të BE-së në shkelje të rregullave shengen. Kjo bëhej kundrejt pagesës që qytetarët ua jepnin organizatorit Enea Sulejmanaj, e ky i fundit më pas ua shpërndante punonjësve të policisë. Punonjësi më aktiv i policisë në këtë aktivitet ilegal që merrte ryshfet është Briken Tereziu, i cili u la në arrest në burg.

Eneo: Mgjes vlla si je. A u lodhe. Je ne pune sot

Briken: Mire vlla. Si je ti.

Eneo: Mire vlla ja sa dolem nga shpia

Briken: Te puna jam

Eneo: (I dërgon pasasportën e shtetasit Arbri A.). Tirane Bari Barcelone. Po 2 vula ka me I faqe. Po munde veja 1 tjeter super. Shife vet

Briken: Ok. Te katra thuaj

Eneo: Rrofsh vlla. Po ngjiten vlla. Eshte dhe I tjeter, ai smka dhen gje

Briken: Ma jep emrin

Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Qato K.). O vlla ma shef dot nje rob a ka ardh ne shqiperi

Briken: Ok ma nis

Eneo: I dërgon pasasportën e shtetasit Aurel K.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Arbri A. është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 30.05.2023 ora 10:32 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Ky shtetas ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen si dhe dyshohet që për shmangien e problematikave në shtetin destinacion udhëtimi, i janë vendosur vula fiktive në pasaporte.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Qato K.është përpunuar në dalje të territorit të Shqipërisë më datë 30.05.2023 ora 10:33 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Ky shtetas ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Aurel K. (për të cilin shtetasi Eneo Sulejmanaj interesohej nëse ishte kthyer në Shqipëri), rezulton i përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 13.05.2023 ora 14:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS mesitim, në tejkalim të ditëve të qëndrimit dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri.

Eneo: O vlla ca ben si je. A mu lodhe

Briken: Si je mire

Eneo: Mire vlla. Kemi i cunin e shokut ton. E kemi nis dhe her tjtr

Briken: Ca ka

Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Klensid D.). Si ka mush 18 akoma

Briken: Te them per pak

Eneo: Ok vlla. Me thuja vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Klensid D. është përpunuar në dalje të territorit të Shqipërisë më datë 05.06.2023 ora 15:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Më datë 21.12.2023, ora 09:18 është përpunuar përsëri nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Shtetasi Klensid D.dtl. 27.05.2006, nuk ka mbushur moshën 18 vjeç dhe është lejuar të udhëtojë pa prokurën e prindërve.

Briken: Ca thon punet. Mire po lodh shume

Eneo: Merzit m shume se pun ka pas

Briken: Spo na lejne me mar frym shume rob

Eneo: Me 12 orarsh besoj

Briken: Po po deri nga mesi shtatorit kshu do vazhdoje

Eneo: Po fillojn po ka kerkes per kta qe kan ardh. Se spo ikin dot

Briken: Pse spo ikin

Eneo: Po si lejn anej nga vlora nga durrsi

Briken: Vlora eshte problem

Eneo: Po vlla e di po do vijn ti nisim ktej. E di qe ti kam vonu ato. Ma bej hallall

Briken: Shikoje vete vlla skam ca te them. Thjesht me te kujtu

Eneo: Po s harroj une vlla vetem jam qen cik ngusht

Briken: Shife vete mos e vrit menjen edhe kshu copa copa se bashk nuk bohen kollaj

Eneo: Ok vlla se do ti myllim kto dite


MASAT E SIGURISË

– Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale

– Eno Sulejmanaj për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale;

– Sokol Xhika me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale

– Ermal Mesi me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale

–Aris Drini me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale.

-Ylli Prençi me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

Rei Shenjtolli me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

– Enkis Aliaj me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

Argil Hasa me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy