Sipas SHMU, java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.
Nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë vendi ynë prite të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Ditën e enjte pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës mot me kthjellime.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Në orët e mesditës reshjet e shiut do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.
Ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht ditën e hënë pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.