“Javën e ardhshme presim rekorde”/ SHMU: Ja ditët me temperaturat më të larta në Shqipëri

by admin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se temperaturat e larta në vendin tonë pritet të vazhdojnë edhe në fillim të javës tjetër. Madje pritet që temperaturat të shkojnë deri në 44 gradë.

“Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit.

Ditën e sotme ne presim një rritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta.

Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone.

Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën  e martë temperaturat të shkojnë deri në 44 gradë celsius,” thuhet në njoftim.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy