Skip to content

E padëgjuar/ U fut për të vjedhur në banesë, por pronari e kap duke..

    Në një shtëpi, në lagjen Prati të Romës, një burrë hyri për të vjedhur, por teksa rrëmonte nëpër dhomat e shtëpisë, i tërhoqi vëmendjen një libër.

    Sakaq, 38-vjeçari nisi të lexonte në ballkon derisa u zbulua nga i zoti i shtëpisë, i cili thirri fqinjët dhe policinë.

    Menjëherë, policia arrestoi burrin e akuzuar për vjedhje dhe tentativë për vjedhje.

    Ngjarja ndodhi në rrugën “Carlo Mirabello”, rreth orës 13:00 të pasdites së djeshme. I zoti i shtëpisë dëgjoi zhurmë nga ballkoni dhe u befasua kur pa burrin duke shfletuar librin e marrë nga dhoma e gjumit.

    38-vjeçari tentoi të arratisej, por u bllokua nga fqinjët e pronarit dhe më pas nga efektivët e policisë së Pratit.

    Gjyqi do të mbahet mëngjesin e sotëm.