Fillimi i javës do të ketë mot të qëndrueshëm dhe diell. Por në mesjavë sinoptikanët parashikojnë rikthim të reshjeve.“Presim sërish rrebeshe shiu gjatë ditës së mërkurë, të cilat priten të jenë më të fokusuara në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa zonat jugore pritet t’i marrin reshjet në sasi të pakta. Presim përmirësim të kushteve të motit gjatë ditës së enjte, por do të jetë një përmirësim i përkohshëm, pasi rikthehen reshjet ditën e premte. Reshje të cilat do të jenë në formën e rrebesheve, me intensitet mesatar dhe lokalizim intensiv. Tashmë reshjet nuk do të jenë të fokusuara vetëm në zonat veriore por pritet që gjithë territori shqiptar të jetë nën drejtimin e këtyre reshjeve në sasi të larta. Ku duhet thënë që kryesisht në pjesën e dytë të ditës së premte do të pritet që reshjet të jenë më të dukshme, reshje që do të vijojnë edhe gjatë fundjavës.”Pas një fillim javë me temperaturë të larta, dita e enjte do të sjellë ulje të tyre dhe vlerat maksimale nuk pritët të shënojnë më shumë se 17-18 gradë Celsius. “Përsa i përket temperaturave të ajrit pritet që kjo fillim javë të jetë me maksimume, të cilat do të regjistrojnë vlerën edhe 24 apo 25 gradë Celsius duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim. Kemi edhe një graduale të temperaturave të ajrit duke u afruar shumë pranë vlerave normale përsa i përket muajit nëntor.”Parametri i erës pritet të jetë problematik gjatë fundjavës, ku do të intensifikohet dhe në det të hapur të krijohet dallgëzim 3-4 ballë.
A do të rikthehen reshjet? Sinoptikania tregon cfare moti pritet ditet ne vijim
489