Skip to content

Abuzonte seksualisht me pacientët e mitur dhe të rritur, mjeku shqiptar në Itali e peson keq

    Një mjek osteopat është arrestuar këtë të mërkurën në Itali pasi dyshohet për abuzim seksual me të mitur dhe të rritur.

    Sipas medieve italiane, mjeku popullor 44-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga më datë 4 tetor në Brescia, nga një hetim i gjatë i nisur në korrik të këtij viti.

    Hetimi që çoi në arrestimin e tij nisi kur nëna e një të miture mësoi për abuzimin e fëmijës së saj nga mjeku gjatë seancave osteopatike. Më pas, autoritetet zbuluan se 44-vjeçari kishte abuzuar dhe më parë seksualisht me të paktë katër raste të tjera.

    Gjykata e Brescias dha urëdhër për masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj doktorit, pasi provat e mbledhura nga karabinierët vërtetojnë bindshëm fajësinë e tij. Prokuroria po e  vazhdon ende hetimin për rastin, për të mbledhur prova të mëtejshme.

    Çfarë është Osteopatia

    Osteopatia është një sistem shkencor i mjekësisë alternative, themeluesi i të cilit është kirurgu amerikan Andreë Taylor Still. Osteopatia bazohet në faktin se çdo sëmundje shfaqet si rezultat i shtrembërimeve në lidhjet strukturore dhe anatomike midis organeve dhe pjesëve të trupit të njeriut.

    Osteopatët e konsiderojnë trupin në tërësi, në ndërlidhjen e ngushtë të 3 sistemeve: nervor, muskuloskeletor dhe mendor, të cilat duhet të jenë në një gjendje ekuilibri. Prandaj, kur një nga këto sisteme dështon, ai prek dy të tjerët.