Një aksident i rënë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në autostradën A4 të Milanos, ku 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë. Siç raportojnë mediat italiane, dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas. Aksidenti shkaktoi probleme me qarkullimin rrugor të automjeteve për disa orë.
Në vendin e ngjarjes po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.