Sërish aksident tragjik në Itali me protagonistë familjet shiptare. Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, ndërkohë shpëton babai i tij. Admir Hoti po drejtonte mjetin, ndërsa në vendin e pasagjerit ndodhej babai i tij.
Familja kosovare jetonte në Concordia Sagittaria, raportojnë mediat italiane.
Dyshohet se terreni me lagështi të jetë bërë shkak që i riu të humbiste kontrollin e mjetit dhe të përplaset në anë të rrugës.
I riu u dërgua me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni, por nuk mbijetoi.
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit.
Në përplasjen janë përfshirë dy makina. Mjeti i Hotit, Fiat Grande Punto, e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro, kaloi nëpër rrethrrotullim, por shoferi humbi kontrollin.
Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje me tre autoambulanca, zjarrfikëse dhe dy patrulla karabinierësh. Policia kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.