“Me Auronën e kishin personale” Aktivistja shqiptare: Ajo që e ka dërguar videon e beri për hakmarrje

by admin

Aktivistja shqiptare e Kosovës Elena Bogëjani ka deklaruar për mediat se infermieres Aurona Pelaj ia kanë publikuar videon për qëllime hakmarrjeje. Ajo ka shtuar se qëllimi i vërtetë i publikimit të videos në rrjetet socialr nuk është denoncimi i dhunës.

Bogëjani tha se videoja i ishte dërguar një aktoreje dhe kjo do e publikonte me siguri. Ajo ka shtuar se ka qenë një inat personal mes punonjëseve të azilit. Aktivistja ka thënë se dërguesja është përpjekur të luajë rolin e shpëtimtares.

“Publikimi i dhunës na vjen duke iu dërguar një aktoreje. Ka qenë e llogaritur se e kanë ditur që ajo do ta publikojë. Duket që është një hakmarrje ndaj kësaj infermiereje.

Ndaj mendoj se edhe ajo që e ka dërguar videon, që mundohet të luajë rolin e shpëtimtares, është duke u hakmarrë. Është personale ndaj Auronës nuk është për të shpëtuar pleqtë dhe të ekspozojë dhunën”, deklaroi aktivistja.

Ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi se e moshuara dhunohej sistematikisht në qendrën e të moshuarve. Nura është e ëma e luftëtarit të UÇK Taulant Nurës, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Vajza e saj ka thënë për mediat se paguante 600€ për kujdesin e të ëmës në azil. Shkaku se pse e moshuara nuk kishte rrëfyer dhunën më parë është sepse vuante nga alzhaimeri.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy