Prokuroria e Beratit ka kërkuar 6 vite burg për një pedofil përsëritës, cili ngacmoi seksualisht një djalë të mitur dhe i kërkoi të kryenin marrëdhënie intime.
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.
Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se ky shtetas është dënuar më parë për ngacmim seksual.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon gjashtë vite burg për shtetasin R.O. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.
Ky shtetas, më 25.11.2024, ka ngacmuar një të mitur, shtetasin A.Gj., i cili ka bërë kallëzim penal pasi edhe pse ka refuzuar ngacmimet e tij, ai e ka tërhequr e çjerrë nga dora dhe kjo situatë ndryshoi vetëm kur babai i të miturit, mbërriti në vendngjarje pas telefonatës nga i biri.
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.
Poshtëruese kanë qënë fjalët e përdorura nga personi në fjalë që ka kryer këtë vepër penale i cili ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm për moshën zhvillimore që djali i mitur të kuptojë se ky person po i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të pa dëshirën e tij.
Në përfundim të hetimeve dhe nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër, provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri R. O., nëpërmjet veprimeve aktive të drejtpërdrejta ka kryer krimin e ngacmimit seksual ndaj shtetasit të mitur.
Ky shtetas rezulton edhe i dënuar më parë për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a/1 i Kodit Penal. Sa më lart, në përfundim të hetimit gjyqësor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Berat, kërkon:
Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale të “Ngacmimi sekusal”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.