Argjendari italian vret me armë dy hajdutët që i bastisën dyqanin dhe i lidhën të bijën (fotot)

by admin

Pronari i një argjendarie në veri të Italisë ka hapur zjarr ndaj një grupi grabitësish që bastisën dyqanin e tij dhe ndërkohë i lidhën të bijën nga duart.

67 vjeçari Mario Roggero, qëlloi për vdekje dy grabitësit Grinzane Cavour pasditen e 28 prillit në tentativën e rëndë të grabitjes nga tre burra të armatosur me thika dhe një pistoletë, që më vonë rezultoi e rreme.

Grabitësit kërcënuan për vdekje 67-vjeçarin e familjen e tij ndërsa pas sulmit lidhën duart e bijës së tij në dyqan.

Por pronari i ndoqi ata jashtë dyqanit dhe qëlloi pesë herë me pistoletë ndaj dy grabitësve Andrea Spinelli e Giuseppe Mazzarino nga Torino, të cilën ndërruan jetë disa metra larg hyrjes së dyqanit, njëri në mes të rrugës dhe tjetri në anë të një rruge dytësore.

Një tjetër grabitës ishte plagosur dhe u dërgua në spital pas largimit nga vendngjarja.

Pas vrasjeve Roggero u akuzua për masa të ekzagjeruara vetëmbrojtjeje dhe duhet të përgjigjet për vrasje.

Sipas prokurorisë, Roggero nuk duhet të kishte ndjekur tre grabitësit që kishin dalë nga dyqani dhe po largoheshin, me qëllim që t’i vriste, duke tejkaluar limitet e vetëmbrojtjes legjitime.

“Më vjen keq që ndodhi kjo por çështja ishte ose unë ose ata”, kishte thënë Roggero pas grabitjes.

“Unë hapa sirtarin dhe nxora armën dhe e gjeta veten përballë grabitësit të armatosur, unë duhet të mbroja pronën … por ata  u larguan”, tha ai.

E njëjta argjendari kishte pësuar një tjetër grabitje disa vjet më parë në maj 2015, kur dy grabitës, njëri i maskuar si grua hynë brenda dhe lidhën pronarin duke e rrahur brutalisht.

Pronari i një argjendarie në Itali ka hapur zjarr ndaj një grupi grabitësish që bastisën dyqanin e tij dhe ndërkohë i lidhën të bijën nga duart.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy