Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Qendrën e të Moshuarve “Orenda”, për të cilin mësohet se është bashkëshorti i njërës prej infermiereve të suspenduara për rastin e sotëm. I dyshuari është arrestuar pasi ka shkaur te pronari Qendrës, Anton Rasaj, i cili ka lajmëruar më pas policinë dhe mendohet se ai do kishte probleme me drejtorin e qendres.
Infermierja në fjalë, është supsenduar nga puna pasi që është njëra prej protagonisteve në videon e publikuar ku shihej dhuna fizike ndaj gruas, e njëjta është arrestuar edhe nga policia, por më pas u lirua.
Bashkëshorti i saj ndërkaq, ka shkuar në Qendrën e të Moshuarve për të mësuar arsyet e suspendimit të saj. Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere. Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.
Ndërkohë mesohet se tashmë dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet. Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.