Babai i shtetasit rus të masakruar nga peshkaqeni tigër në një resort në Detin e Zi ka rrëfyer momentet e tmerrit.
“Shkuam në plazh për t’u çlodhur”, tha Yury Popov, me origjinë nga Rusia, për median 112. “Djali im u sulmua nga një peshkaqen, gjithçka ndodhi në sekonda”.
23- vjeçari po notonte në resortin e Hurghadas, kur u sulmua nga peshkaqeni.
Babai i Vladimir tha se nuk kishte anëtarë të familjes pranë djalit të tij për të ndihmuar në ujë, megjithëse sipas rrëfimeve nga vendngjarja e dashura e 23-vjeçarit kishte arritur të ikte nga peshkaqeni.
“Kjo është një rastësi absolutisht qesharake, sepse është një plazh i sigurt. Ka anije dhe jahte përreth. Nuk ka ndodhur kurrë atje. Ata zakonisht sulmojnë në plazhe të egra. Është vetëm fat i keq”, tha ai.
Vladimiri kishte jetuar me babanë e tij në Egjipt për disa muaj para sulmit të tmerrshëm. Popov tha se do ta digjte trupin e djalit dhe do ta kthente hirin e tij në Rusi, vendin e tyre të lindjes.
Jaws was just a movie, right?
— AlphaFox (@Alphafox78) June 8, 2023
Tourists visiting the popular Egyptian resort of Hurghada [Africa] watched a man get eaten alive by a shark just feet away from a crowded beach. pic.twitter.com/CpmaPdQpGC
— Daniel Miller (@RedBlackFilms) June 9, 2023