Ditën e djeshme humbi jetën tragjikisht në tentativë për të shpëtuar djemtë e tij të mitur Elvis Halilaj 50 vjeç.
Viktimë të ngjarjes së rëndë në det, mbetën edhe fëmijët e Elvisit, 13 dhe 15 vjeç.
Ngjarja u regjistrua në plazhin e Vilë-Bashtovës, Kavajë.
Dëshmitarët nga vendngjarja raportuan se në plazhin në fjalë ka mungesë të rojeve bregdetare, teksa shtuan se ambulanca u vonua 1 orë e 30 minuta.
3 pjesëtarët e familjes Halilaj humbën jetën tragjikisht, teksa pas vdekjes së tyre kërkohet ndihmë financiare.
Gruaja dhe vajza e mitur e Elvisit tashmë përveç se të pikëlluar, janë edhe në gjendje jo të mirë ekonomike.
Në llogarinë e hapur në GOFUNDME, kërkohet që shqiptarët që kanë mundësi, të kontribuojnë për organizimin e funeralit dhe mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.