Bill Gates ngre alarmin me parashikimin e ri të frikshëm: Jeta e miliona njerëzve në rrezik serioz..

by admin

Bill Gates ka bërë një tjetër parashikim, këtë herë alarmi që ka dhënë është me pikë të kuqe. Nuk është hera e parë që Gates e ka “parashikuar disi të ardhmen”, së pari me pandeminë Covid-19, më pas duke folur për mënyrën sesi inteligjenca artificiale mund të ndikojë në botën e punës.

Këtë herë, bashkëthemeluesi i Microsoft-it donte të paralajmëronte popullatën. Miliarderi amerikan është veçanërisht i shqetësuar nga fakti se inteligjenca artificiale është “shtytja e fundit” për të ringjallur një katastrofë bërthamore si ajo e Hiroshimës dhe Nagasakit më 1945.

Për Gates ekziston rreziku në nivel global. “Po flas për një garë armatimi përmes së cilës inteligjenca artificiale mund të përdoret për të dizajnuar dhe nisur sulme kibernetike kundër vendeve të tjera”, – shkruan ai në blogun e tij personal, “Gates Notes”.

– Jo vetëm kaq, e gjitha kjo më pas mund të shkaktojë një ‘luftë të ftohtë’ globale, që mund të vërë jetën e miliona njerëzve në rrezik serioz”.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy