Skip to content

Cregullim psikotik i papërcaktuar/ Zbardhet skeda mjekesore e 31-vjeçarit që goditi Berishën me grusht

    Gert Shehu që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha në protestë është person me probleme të shëndetit mendor.

    Në skedën e tij mjekësore të siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, përcaktohet se 31-vjeçari vuan nga një çregullim psikotik i papërcaktuar. Episodin e fundit e ka pasur me 10 gusht 2022 kur është paraqitur në urgjencën psikiatrike.

    I riu është më origjinë nga Tepelena dhe banon në Tiranë.

    Aktualisht, ai ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të shumta që mori pasi u dhunua rëndë nga protestuesit.