Dalin detaje të reja nga vrasja e Marigona Osmanit, i ati: Vajza kërcënohej, kur vinte në shtëpi…

by admin

Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja e 18-vjeçares, Marigona Osmani. Avokati i familjes së saj, Gazmend Rexhepi ka zbuluar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.

Ndërkohë, gazetarja Bora Shahini ka zbuluar bisedën që ka bërë me të atin e Marigonës. Ai ka treguar se vajza e tij dhe Dardan Krivaqa ishin njohur në rrjete sociale.

Gazetarja ka theksuar se i ati ka deklaruar se 18-vjeçarja  kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse ishin mirë apo iu kishte ndodhur diçka.

“Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy