Atdhe News ka siguruar videon nga momenti i ekzekutimit të policit Saimri Hoxha në Ishull Lezhë gjatë ditës së djeshme. Nga pamjet e kapura nga një kamera sigurie pranë vendit të ngjarjes duke momenti kur makina e policisë ndalon dhe efektivët i bëjnë me shenjë makinës tip “Volkswagen” të ndalojë.
Ajo vjen me shpejtësi dhe frenon fort. Pastaj duken policët që flasin me të rinjtë në makinën ku ndodhej Aldi Rama, i cili nuk doli nga makina por qëlloi në drejtim të nënkomisarit Saimir Hoxha. Kur Aldi Rama qëlloi ndaj Saimir Hoxhës dy kolegët e tij largohen me vrap disa metra. Më pas Rama mori makinën tip “Volkswagen”, ngjyrë blu e errët dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, policët e tjerë që u larguan fillimisht me vrap, qëlluan disa herë në drejtim të makinës së Ramës dhe më pas vijnë në ndihmë të kolegut të tyre që gjendet i shtrirë në tokë pranë makinës së bardhë, me të cilin udhëtonin.