Mediat italiane kanë rikujtuar një episod nga viti i largët 1997 kur ish-kreu i qeverisë italiane shpërthen në lot për emigrantët shqiptarë të mbytur në kanalin e Otrantos.
“Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik. Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë,”- u shpreh në atë kohë Berlusconi.
Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbys nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.