Mediat italiane publikojnë detaje të reja nga dëshmia e Taulant Malajt, shqiptarit që masakroi dhe vrau me thikë të bijën dhe një italian që dyshonte se ishte i dashuri i bashkëshortes, e cila mbeti e plagosur të dielën në Torremaxhore.
Para hetuesve, 45-vjeçari shqiptar është shprehur i bindur se bashkëshortja Tefta e tradhtonte. Për këtë, iu tha hetuesve se ka edhe filmime me celular të drekave dhe darkave të tyre së bashku dhe momenteve të tjera kur janë frekuentuar. Pretendon se 51-vjeçari italian, Masimo De Santis e kishte marrë bashkëshorten e tij edhe në një xhiro me një makinë luksoze Maserati.
Të parin që telefonoi ishte i vëllai, i cili nuk mbërriti menjëherë në vendngjarje pasi pati frikë, siç thotë Malaj. Masakrën pranon se e kreu pasi zbuloi se bashkëshortja vazhdonte të komunikonte me mesazhe me italianin edhe pse Malajt i kishte kërkuar falje dhe i kishte premtuar se do të hiqte dorë. Për të provuar vërtetësinë e këtyre dëshmive, prokurorët do të pyesin edhe Tefta Malajn, pas daljes nga spitali.
Prokurorët kanë sekuestruar edhe celularët e personave të përfshirë në masakër.