Të moshuarës Nure, iu bë ekzaminimi mjekësor ditën e enjte dhe rezultatet rëndojnë gjendjen ligjore të 23-vjeçares dhe kolegeve të saj.
Sipas rezultateve, e moshuara ka patur lëndime trupore të mëhershme, që do të thotë se mbi të ushtrohej dhunë sistematikisht. U vendos që në lidhje me këtë, të merret në pyetje në një tjetër moment.
Prokuroria kërkoi që të gjithë antarët e qendrës për të moshuar të merreshin në pyetje.
Ministria e Financave në Kosovë ka njoftuar se ka hequr licencën shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë, pikërisht vendi ku ka ndodhur rasti i dhunës fizike.
Vendimi thuhet se ka ardhur pas inspektimit dhe pas dorëzimit të raportit tek Komisioni Licencues. Pas takimit urgjent është marrë vendim për heqjen e licences dhe i është lënë një afat 24 orësh për t’i njoftuar familjarët e të moshuarve.